Një grua është arrestuar mbrëmë në Shtime, pasi e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj.
Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal, ku më pas e dyshuara ka eskaluar në sulm fizik.
Si pasojë e dhunës, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë e dyshuara është intervistuar në stacion policor nga organet e hetuesisë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje si e dyshuar për veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Dhunë në familje’./Reporteri/