Dy persona janë arrestuar e një i tretë gjendet ende në kërkim nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shtytje në vetëvrasje” që ka ndodhur në Graçanicë.Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për KALLXO.com se ngjarja është duke u hetuar edhe për fajde.“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, të dyshuar për veprat penale ‘Shtytja në vetëvrasje’ dhe ‘Fajdeja’” – ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
Ulaj tutje tha se Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast.Çka dihet deri më tani?Në raportin 24-orësh policor është njoftuar se dje, më 14.05.2024 në 07:00h në Graçanicë një burrë ka raportuar se ka vërejtur një person që dyshohet se ka qenë i vdekur.Më të marr informacionin, ekipet e Policisë bashkë me ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes. Aty ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
Tutje raporti zyrtar i Policisë ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Në vazhdën e veprimeve hetimore, zyrtarët policor në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit kanë bërë bastisje në dy lokacione të ndryshme.Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente, ndërsa në lokacionin e dytë në shtëpinë e dy të dyshuarve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që ndërlidhet me rastin.Policia njoftoi se dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.Po ashtu u tha se i dyshuari i tretë pasi që nuk është hasur në shtëpi gjendet në kërkim policor./Kallxo.com/