×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Edhe sot mot i ndryshueshëm, gjatë ditës diell e pasdite rrebeshe shiu

    NgaKotar FactorialPublikuar: 22/05/2024 | 9:20 Publikimo: 22/05/2024 | 9:20

    Intervale më të gjata me diell parashihen për ditën e mërkurë. Nga mesdita me zhvillime të vransirave, pasdite priten mundësi për rrebeshe shiu e bubullima në pjesë të vendit.

    Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, e gjatë ditës shkojnë deri në 22C e 24C.
    Kushte për rrebeshe shiu e bubullima mbeten edhe ditën e enjtë, kryesisht orëve të pasdites, derisa ditën e premtë do të ketë më shumë intervale me diell, me ndonjë rrebesh shiu të mundshëm përreth viseve malore, orëve të pasdites, njofton Prishtina Weather.

    Nga dita e shtunë sërish pritet përkeqësim i motit, me rrebeshe që mund të zhvillohen në pjesë të vendit, e që ka mundësi të vazhdojnë herë pas here edhe përgjatë së dieles.
    Temperaturat pas një rënie në 19C e 20C, të enjten, deri në fundjavë sërish shënojnë rritje deri në 24C e 25C.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.