Zëvendësministri i Kulturës, Sylejmon Elshani tha në Frontal në T7 se romët, pjesëtarët e komunitetit ku bën pjesë edhe ai, diskriminohen në Kosovë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Elshani foli për paragjykimet dhe padrejtësitë me të cilat përballen romët.
“Në Prizren ka shumë pjesëtarë të Policisë së Kosovës që janë të punësuar aty, por ne mundemi në gishta me i numru krejt pjesëtarët e PK-së nga komuniteti rom” tha Elshani.
Zëvendësministri foli edhe për disa keqpërdorime që tha se i kanë bërë disa shqiptarë në procesin e pranimit të studentëve.
“Ka pasë raste të regjistrimit të studentëve në drejtimin e mjekësisë, kur studentët e komunitetit shqiptar janë regjistruar në kuotën e komunitetit rom dhe kështu romët kanë mbetë pa u regjistruar”, tha ai.