×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Escobar pohon se dezinformata për shkarkimin e tij doli menjëherë pasi njoftoi Qeverinë e Kosovës për ndryshimin në DASH

    NgaKotar FactorialPublikuar: 08/05/2024 | 21:43 Publikimo: 08/05/2024 | 21:43

    I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se raportimet e rreme se ai është shkarkuar nga pozita, dolën menjëherë pasi ai ia kishte komunikuar Qeverisë së Kosovës lajmin për tranzicionin që do të ndodhte.

    Më 6 maj, Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Escobar do të marrë detyrë të re gjatë javëve të ardhshme.

    “Dezinformimi që është prodhuar përgjatë vikendit nga një pseudo gazetar, që ka thënë se jam shkarkuar apo kam lidhje me qeverinë serbe. Dua të them direkt, që gjithçka në atë raportim është një gënjeshtër. Një gënjeshtër lehtë e verifikueshme. Para së gjithash, unë s’jam shkarkuar dhe çdo kush në Departamentin amerikan të Shtetit e ka verifikuar”, ka thënë Escobar sot, gjatë një bisede me gazetarët.
    “Pretendimi se informacioni erdhi nga burime të Kongresit është i rremë, sepse Kongresi nuk është njoftuar për ndonjë ndryshim personeli. Në fakt, raporti doli pasi unë përmes kanaleve diplomatike iu drejtova të gjitha qeverive të rajonit për të filluar diskutimet për tranzicionin. Dhe ky raport doli menjëherë pasi ia komunikova Qeverisë së Kosovës”, shtoi të mërkurën Escobarit.

    Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se si të gjithë zyrtarët e karrierës që janë pjesë e Shërbimit të Jashtëm, do të ndërrojnë detyrat, me rotacion, çdo katër vjet, si praktikë e rregullt.

    Escobari, të mërkurën, pasi demantoi lajmet edhe për lidhjet e tij me Qeverinë serbe, foli edhe për bashkëshorten e tij.

    “Së dyti, gruaja ime asnjëherë s’ka pranuar para nga asnjë qeveri e huaj. Gruaja ime, në secilën ambasadë për të cilën ka punuar, në Bolivi, Portugali, Itali dhe madje edhe në Serbi, e bën në kontakte me njerëzit dhe e bën pa asnjë pagesë dhe pa asnjë kontratë. Ajo do të vazhdojë ta bëjë këtë. Dhe s’kam asnjë lidhje familjare për avokatin e pretenduar në firmën ligjore”, ka thënë Escobar.

    I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se me këto lloj dezinformata, është për keqardhje “që po propagandohet në Ballkanin Perëndimor, dhe gjithashtu, një nga arsyet pse konteksti mediatik në Kosovë është kritikuar kaq shumë nga gazetarë të pavarur dhe organizata të pavarura”.

    “Por unë jam mirënjohës për mbështetjen që më ka dhënë Departamenti i Shtetit dhe mbështetjen që më kanë dhënë udhëheqësit dhe gazetarët gjatë këtyre dy javëve të fundit mbi këto gënjeshtra që synojnë të hedhin dyshime për angazhimin që kam për punën në Ballkan”, përfundoi Escobar./Reporteri.net/.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.