×
  • S’fundmi
  • Publikimet
  • Puna jonë
  • Publikimet

    Eurodeputeti rom nga Kroacia vjen në Kosovë, takohet me Emilja Rexhepin

    NgaKotar FactorialPublikuar: 02/07/2024 | 20:29 Publikimo: 02/07/2024 | 20:29

    Eurodeputeti rom nga Kroacia, Velko Kajtazi, po qëndron në Kosovë.

    I shoqëruar nga deputeti Erxhan Galushi, ai sot ka takuar zëvendëskryeministren, Emilja Rexhepi.

    Sipas njoftimit është bërë e ditur se në takim është diskutuar rreth çështjeve që prekin komunitetet jo shumicë në rajon.

    Ndër të tjera është biseduar edhe për sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut dhe integrimin e komuniteteve pakicë.

    Kajtazi i cili përfaqëson edhe 11 komunitete të tjera jo shumicë në Kroaci ishte i shoqëruar nga kryetarja e organizatës “Kali Sara”, Suzana Krcmar dhe stafi i saj. /Factorial-ks/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.