×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Gjuriq takohet me Borrellin: Serbia deri në vitin 2027 do t’i përfundojë të gjitha reformat për anëtarësim në BE

    NgaKotar FactorialPublikuar: 17/07/2024 | 16:38 Publikimo: 17/07/2024 | 16:38

    Ministri i Jashtëm i Serbisë Marko Gjuriq, është takuar sot në Bruksel me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell.

    Temë e diskutimit mes tyre ka qenë përafrimi i Serbisë me Bashkimin Evropian dhe pozita e serbëve në Kosovë.

    Gjuriq tha se gjendet në Bruksel për shkak se Evropa është e rëndësishme për Serbinë.

    “Unë gjithashtu besoj fuqishëm se Serbia është e rëndësishme për Evropën. Sot biseduam me zotëri Borrellin. Ky është një hap i jashtëzakonshëm përpara, kur bëhet fjalë për forcimin e ekonomisë sonë, për forcimin e infrastrukturës dhe institucioneve tona”, tha ai.

    Ai theksoi se dëshiron që të njihet kontributi i Serbisë.

    “Ne duam të jemi studentë të mirë në kuptimin e të qenit një vend që njihet për të gjitha që ka bërë mirë në aspektin e reformave, që ka bërë mirë në forcimin e shtetit ligjor të institucioneve të tij. Në të njëjtën kohë, ne duam që të na njihet kontributi dhe vlera jonë si popull dhe si vend ne duam të kemi një vend të barabartë në tryezën evropiane”, tha Gjuriq.

    Kryediplomati serb shtoi se me Borrellin, kanë diskutuar edhe për pozitën e serbëve në Kosovë.

    “Pozicioni i tyre është i tmerrshëm. Unë theksova faktin se diskriminimi sistematik ndaj serbëve. Dje në Kosovë janë emëruar njëqind përmbarues të rinj publikë dhe asnjë prej tyre nuk është i nacionalitetit serb”, tha kryediplomati.

    Marko Gjuriq, tha se “Serbia deri në vitin 2027 do të përfundojë të gjitha reformat e vështira të nevojshme për anëtarësim në BE, të cilat kanë të bëjnë me ekonominë, politiken dhe të gjitha sferat e tjera të jetës”, shkruan Kosovo-Online transmeton Klankosova.tv

    “Ne presim që më në fund, 27 vjet që kemi nisur në atë rrugë politike, të valorizohet. Dhe ne presim dhe duam që kjo të njihet tashmë këtë vjeshtë në formën e hapjes së kapitujve të rinj, megjithëse nuk tërheq më lloji i vëmendjes politike të publikut të gjerë në Serbi, megjithatë, është e rëndësishme për pozicionimin tonë të përgjithshëm në kontinentin evropian Pra, biseda me zotin Borrell, një burrë shteti me përvojë, jo vetëm të institucioneve evropiane, por edhe të vullnetit politik të 27 vendeve anëtare, ai ishte shumë i sjellshëm dhe i përzemërt”, tha kreu i diplomacisë serbe.

    Në vijim ai po ashtu ka theksuar se është simbolikisht i rëndësishëm fakti që në javët dhe muajt e parë të mandatit të qeverisë së re ka vizituar Brukselin në mes të një agjende të ngjeshur.

    “Dje isha në Çeki, javën e kaluar në Washington. Tashmë sonte në Beograd kam nderin e madh të mirëpres ministrin e Jashtëm të Japonisë, i cili nesër do të jetë mysafiri ynë, pra një fuqi e madhe e Lindjes së Largët. me të cilët kemi marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe pres lajme pozitive dhe të mira për qytetarët e Serbisë, për ekonominë tonë dhe në përgjithësi për marrëdhëniet tona. jo vetëm për atë që është politikisht më popullor”, tha ai./KlanKosova/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.