×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Haradinaj: Nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo t’u komplikohet jeta me procedurat

    NgaKotar FactorialPublikuar: 13/08/2024 | 19:08 Publikimo: 13/08/2024 | 19:08

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të MASHT-it që edhe këtë vit të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit.

    Haradinaj këtë vendim e ka quajtur të panevojshëm dhe maltretim për prindërit nga ana e pushtetit.

    Ai thotë se në vend se t’i rrisin pagat e mësimdhënësve, pushteti merret me veprime populiste.

    Tutje, Haradinaj ka shkruar se nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo t’u kompletohet jeta me procedura.

    “Pushteti në vend që t’i sigurojë tekstet falas, i maltreton prindërit e nxënësit me procedura të panevojshme. Modelin e ndarjes së parave për tekste shkollore e kishin provuar vitin e shkuar dhe kishin dalë të dështuar. Pse e përsërisin dështimin prapë? Në vend që t’i rrisin pagat e mësimdhënësve, merren me veprime populiste, se mos po shpërqendrohet vëmendja nga problemet reale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Frontonline/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.