×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Hyn në fuqi Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

    NgaKotar FactorialPublikuar: 25/05/2024 | 18:23 Publikimo: 25/05/2024 | 18:23

    Plani i rritjes së Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor, i cili siguron akses në ndihmë financiare shtesë prej gjashtë miliardë eurosh, ka hyrë në fuqi sot, më 25 maj.

    Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi,njoftoi në rrjetin X se Instrumenti për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor hyn në fuqi. Varhelji shkroi në një postim në platformën X se “gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor po punon me zell për të finalizuar gjashtë agjendat e reformave dhe reformat”.

     

    Në fillim të majit, Këshilli i BE-së i dha dritën jeshile përfundimtare krijimit të Fondit të Reformës dhe Rritjes në Ballkanin Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon.

    Partnerët nga Ballkani Perëndimor janë të ftuar t’i paraqesin Komisionit Agjendat e tyre të Reformave, duke përshkruar reformat socio-ekonomike dhe themelore që planifikojnë të ndërmarrin në tre vitet e ardhshme.

    Vendet anëtare të BE-së do të kenë fjalën kryesore në miratimin e burimeve financiare.

    Pagesat do të bëhen dy herë në vit, me kusht që partnerët të përmbushin hapat cilësorë dhe sasiorë të specifikuar në agjendat e tyre të reformës.

    Kur parakushtet për mbështetje nuk plotësohen ose nuk plotësohen më, BE-ja mund të vendosë të pezullojë lirimin e fondeve. /Reporteri.net/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.