×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    IPK rekomandon suspendimin e një togeri të Policisë, dyshohet se manipuloi orët shtesë të punës

    NgaKotar FactorialPublikuar: 26/04/2024 | 18:10 Publikimo: 26/04/2024 | 18:10

    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi dyshohet se i njëjti ka manipuluar orët shtesë të punës.

    Kjo vepër sipas IPK-së shkon në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor.

    Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës përderisa është duke kryer një hetim preliminar me dyshimin për manipulim të orëve shtesë të punës në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

    IKP ka bërë me dije se do të jenë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin dhe pritet marrja e veprimeve të tjera hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

    “Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, përfundon njoftimi./Express/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.