×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Joseph: Osmani u tregua dinjitoze dhe e përgatitur përballë Vuçiqit

    NgaKotar FactorialPublikuar: 23/04/2024 | 19:01 Publikimo: 23/04/2024 | 19:01

    Hulumtuesi i lartë i Institutit Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është treguar dinjitoze dhe e përgatitur përballë homologut të saj serb, Aleksandar Vuçiq, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Sipas tij, një paraqitje e tillë ka qenë e pritshme.

    “Befasia më e madhe nga përballja e sotme e KS të OKB-së mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq: A është tejkaluar Vuçiqi bombastik nga Osmani dinjitoze dhe tërësisht e përgatitur? Jo, kjo ishte e pritshme”, ka shkruar ai në platformën X.

    Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar në Këshill të Sigurimit të OKB-së se Serbia e ka eskaluar agresionin ndaj Kosovës, duke përmendur kidnapimin e policëve në veri, sulmin ndaj gazetarëve dhe sulmin në Banjskë.

    Ajo ka thënë të hënën se autoritetet serbe janë përgjegjëse për sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit pasi “kryerësit e sulmit sillen lirshëm në Serbi e vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha nga qeveria e Vuçiqit”.

    Osmani ka folur para Këshillit të Sigurimit se mijëra gra në Kosovë kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, duke përmendur Vasfije Krasniqin dhe Shyhrete Tahirin, dy të mbijetuara.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.