×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Konfirmohet: I vrari në Lloznicë të Serbisë është Faton Hajrizi

    NgaKotar FactorialPublikuar: 08/08/2024 | 18:40 Publikimo: 08/08/2024 | 18:40

    Faton Hajrizi është i vrari në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik të këtij viti.

    Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.

    Ai ka thënë se i është lejuar që ta shohë edhe trupin e pajetë të Fatonit.

    “Mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”, tha Koci për Klankosova.tv.

    Avokati tha se aktualisht është në proces të kryerjes së procedurave të tërheqjes së kufomës.

    I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.

    Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik, në Lloznicë.

    Vrasja e tij u komentua shumë, ndërsa u përhapën edhe thashetheme se ai në të vërtetë nuk është vrarë.

    Autoritetet serbe kërkuan strishon e nënës së tij në mënyrë që të konfirmohet se i vrari është Faton Hajrizi. /Klankosova.tv

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.