×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    KQZ-ja publikon listën me 23 qendrat alternative të votimit në veri

    NgaKotar FactorialPublikuar: 20/04/2024 | 13:38 Publikimo: 20/04/2024 | 13:38

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në veri – Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. Nga 43 qendra votimi që i pati planifikuar KQZ-ja, ajo ka arritur të sigurojë 23. Tetë do të jenë në Leposaviq, pesë në Zubin-Potok, në Zveçan pesë dhe në Mitrovicë të Veriut pesë.

    Ndryshe nga hera e kaluar kur u votuar, më 23 prill 2023, tani qendrat e votimit nuk do të jenë kontejnerë, por hapësira publike, salla e prona të AKP-së.

    Anëtarë të KQZ-së patën insistuar në hapjen e të gjitha qendrave të votimit në veri, me gjithë kundërshtimin e drejtorëve të shkollave të emëruar nga strukturat ilegale.

    Nga lista e objekteve që do të shfrytëzohen si qendra të tilla parashihen të jenë gjithsej gjashtë shkolla në katër komuna.

    Serbët kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë procesin e iniciuar nga vetë ata për shkarkim të kryetarëve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq, duke dhënë disa arsyetime, si numrin e votuesve, vëzhgimin e procesit me kamera e të tjera.

    Për shkarkim të kryetarëve, sipas udhëzimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokaj, nevojitet vota pro e 50 për qind të trupës elektorale të komunës përkatëse, plus një votues.

    Nëse edhe ky proces kalon, atëherë organizohen zgjedhjet e reja në këto katër komuna.

    Procesi i 21 prillit u iniciua me një peticion, ku u kërkua nënshkrimi i 20 për qind të trupës elektorale të secilës komunë.

    Serbët dhe partitë serbe i patën bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit 2023 në komunat veriore, por pas vendosjes së kryetarëve të partive shqiptare në ndërtesat komunale, nxitën tensione e protesta të dhunshme, ku u lënduan shumë gazetarë, policë e ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.