Pas një takimi rreth treorësh me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar për media në lidhje me temat që janë diskutuar.Krasniqi tha se në takim i ka shprehur kryeministrit Kurti domosdoshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Sipas Krasniqit gjendja në vend nuk është e mirë dhe se edhe në Kuvend pikat e seancave po barten nga java në javë.“Është e vërtetë që unë dhe Kurti mund të kemi lexime të ndryshme të situatës dhe besoj që ndonjëherë preokupimet e qytetarëve nuk janë të kryeministrit të Kosovës. Gjendja në vend nuk është e mirë. Kemi një Parlament që shume mirë e dini nga java në javë e në muaj barten pikat pa pasur mundësi me i kalu”- tha Krasniqi.“I shpreha edhe kryeministrit Kurti se konsiderojmë që duhet të përshpejtojmë punën për t’u dhënë zgjidhje këtyre temave. PDK e ka nominuar edhe kandidatin e vet për kryeministër që konsiderojmë se është kandidati më i duhur për t’i dhënë zgjidhje dhe përgjigje problemeve. Por për të arritur këtu një gjë është e domosdoshme e ato janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare sepse situata e jashtëzakonshme kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme. Kryeministrit ia shpreha këtë qëndrim siç e kemi shprehur publikisht tash e sa kohë”- shtoi ai.Krasniqi theksoi se është i gatshëm të gjejë një dakordim me të gjitha partitë për një datë të re të zgjedhjeve dhe për të shpërndarë Kuvendin përmes një mocioni të përbashkët.“Jemi te gatshëm që të gjejmë një dakordim me të gjitha partitë për një datë të re të zgjedhjeve dhe për të shpërndarë Kuvendin përmes një mocioni të përbashkët. Unë kam punuar për këtë çështje, pa dashur të marrë flamurin e protagonistit, sepse e konsideroj më të rëndësishme që të arrijmë këtë moment, se zgjedhjet janë nevojë e vendit dhe domsdoshmëri”- u shpreh Krasniqi./Kallxo.com/