Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në profilin e saj zyrtar në “X” ka publikuar një fotografi nga aeroplani duke bërë të ditur vizitën e saj në rajon.
Valtonen ka treguar se do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën.
“Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës. Vendi i tyre është në Bashkimin Evropian. Unë jam duke vizituar Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën. BE është partneri më i afërt politik dhe ekonomik në rajon. Prosperiteti dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për Finlandën”, ka shkruar ajo./Frontonline/