Kryeministri Albin Kurti, pas homazheve me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ka bërë homazhe edhe në Dyz të Podujevës, duke përkujtuar 200 të vrarët nga forcat serbe më 1999.
Në 25-vjetorin e masakrës së kryer, Kurti ka thënë se e vërteta e plotë ndodhet në arkivat në Beograd, të ushtrisë dhe policisë atje.
“Ai ritheksoi nevojën për drejtësi dhe thirrjen ndaj prokurorisë dhe gjyqësorit tonë për të intervistuar dëshmitarët, për të grumbulluar evidencat materiale e për të filluar me aktakuza, gjykime e dënime në mungesë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
Ai ka shtuar se nuk duhet harruar që liria dhe përgjegjësitë që i ka shteti i kanë rrënjët “te gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe te emrat e tyre që nuk harrohen, sepse i përkasin historisë së popullit tonë tashmë”.