×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Kurti fton të rinjtë të aplikojnë për praktikë me pagesë në programin “Kosovo Generation Unlimited”

    NgaKotar FactorialPublikuar: 11/08/2024 | 17:26 Publikimo: 11/08/2024 | 17:26

    Kryeministri Albin Kurti ka ftuar të rinjtë nga mosha 16 deri në 24 vjeç që të aplikojnë për programin “Kosovo Generation Unlimited”, i cili ofron praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim.

    Sipas kryeministrit, në dy vitet e fundit, më shumë se 1200 të rinj kanë përfituar nga kjo mundësi, ku 60% e tyre janë vajza.

    Programi përfshin sektorë të ndryshëm, duke filluar nga shërbimet dhe shitja me pakicë, teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK), marketingu, financat dhe bankat, deri te shërbimi publik.

    Kurti ka inkurajuar të rinjtë që të vizitojnë faqen zyrtare www.kosovogenu.com për të parë të gjitha mundësitë që ofrohen përmes këtij programi, i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF-in në Kosovë dhe bizneset anëtare të rrjetit CSR Kosova.

    Ky program synon të ndihmojë të rinjtë e Kosovës të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të përfitojnë nga mundësitë e shumta që ofrohen në tregun e punës./Telegrafi/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.