×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Kurti pret në Ballkonin e Hapur ukrainasit e Kosovës: Demokracinë tonë e kemi ndërtuar për të gjithë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 24/08/2024 | 17:23 Publikimo: 24/08/2024 | 17:23

    Kryeministri Albin Kurti, organizoi në Ballkonin e Hapur këtë mëngjes, pritje për qytetarët ukrainas të cilët punojnë e jetojnë në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

    Në bashkëbisedimin e zhvilluar, kryeministri i uroi fillimisht të gjithë qytetarët ukrainas dhe Ukrainën në Ditën e Pavarësisë së shtetit të tyre.

    Kurti më tej tha se “historitë tona të përbashkëta të vështirësive na kanë bërë veçanërisht të ndjeshëm ndaj përvojës thellësisht të dhimbshme të përballjes me kërcënime të vazhdueshme nga një regjim autoritar”.

    “Demokracia që kemi ndërtuar në Kosovë nuk është vetëm për popullin e vendit tonë, por edhe mikpritëse për të gjithë e veçanërisht për miqtë tanë që luftojnë për liri dhe demokraci”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

    Duke shprehur vlerësimin e lartë dhe solidaritetin me Ukrainën dhe qytetarët ukrainas, kryeministri tha se “qeveria do të vijojë të mbështesë maksimalisht dhe palëkundur, luftën e drejtë të Ukrainës, kundër invazionit dhe agresionit të pajustifikuar të Federatës Ruse”.

    Ndër pjesëmarrësit në këtë pritje ishin dhe shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, si dhe Drejtori i BERZh-it për Kosovë, Sergiy Maslichenko. /Klankosova.tv

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.