×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Kuvendi dështon të votojë Projektligjin për fertilizim të asistuar mjekësor

    NgaKotar FactorialPublikuar: 23/05/2024 | 15:01 Publikimo: 23/05/2024 | 15:01

    Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të votojë Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

    I njëjti është shtyrë për një seancë tjetër, pasi që deputetët nuk e kanë miratuar amendamentin e deputetit Visar Korenica, me të cilin kërkohej largimi i pjesëve që parashihnin se e drejta për riprodhim u takon edhe individëve, përveç çifteve të martuara.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se projektligji do të hidhet në votim kur të ketë konsensus.

    Ndërkaq, të zgjedhurit e popullit votuan në lexim të dytë Projektligjin për Verëra.

    Pas kësaj, deputetët shkuan në pauzë deri në orën 15:30.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.