Kjo pasi sipas Lajçakut, ndikon në lëvizjen e lirë të njerëzve, raporton Klankosova.tv.
“Pash njoftimin, shpresoj se nuk do të ketë bllokadë, sepse kjo ndalon lëvizjen e lirë të njerëzve, dhe ka impakt negativ”, tha emisari pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Në takimin e tyre u fol dhe për hapjen e Urës së Ibrit, për të cilën Lajçak thotë se duhet të hapet, por me koordinim me aleatët e ngushtë të Kosovës.
“Kemi diskutuar dhe për çështjen e Urës së Mitrovicës, për hapjen e saj për transport, mendimi i Bashkimit Evropian besoj që tashmë është i ditur, por do ta përsëris, duhet të hapet, po të hapet në koordinim më partnerët e ngushtë të Kosovës”.
Lajçak para medieve foli edhe për marrëveshjen e Ohrit.
“Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme, asnjë palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje. Po punojmë me Kosovën dhe Serbinë që procesi të përshpejtohet. Ajo është pjesë e negociatave të Kosovës me BE-në dhe të Serbisë me BE-në, pra i shtohet i rëndësia”./KlanKosova/