×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Ligji për femicidin: A ka nevojë Kosova për të?

    NgaKotar FactorialPublikuar: 21/06/2024 | 19:06 Publikimo: 21/06/2024 | 19:06

    Qeveria e Kosovës po bën përpjekje të adresojë çështjen e femicidit në Kosovë me një ligj të veçantë. Por për këtë, njohësit e drejtësisë dhe organizatat për mbrojtën e të drejtave të grave në Kosovë kanë mendime të ndryshme. Në vend të një ligji të ri, si opsion më i nevojshëm po shihet adresimi i femicidit nëpërmjet Kodit Penal, si dhe ashpërsimi i dënimeve për raste të dhunës në familje.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë muajit qershor u shpreh optimiste se një ligj i tillë do të jetë i gatshëm shumë shpejt, e do të adresojë shumë çështje, por pa dhënë detaje konkrete.

    “Kemi vlerësuar që nëpërmjet një neni të veçantë në Kodin Penal, do të ishte e pamjaftueshme, prandaj kemi vlerësuar që ta bëjmë një ligj për femicidin. Jam shumë optimiste që shumë shpejt do të mbërrijmë në një draft”, tha ajo.

    Çekani i drejtësisë mbi vrasjen e grave

    Për detaje, Radio Evropa e Lirë (REL) i është drejtuar kabinetit të ministres Haxhiu, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka kthyer përgjigje.

    Femicidi është vrasje e qëllimshme e një gruaje ose vajze për motive që lidhen me gjininë, me ideologjinë se burrat kanë të drejta dhe privilegje ndaj grave, me nevojën për të ushtruar kontroll dhe pushtet mashkullor, ose për të parandaluar, dekurajuar dhe ndëshkuar atë që e konsiderojnë si sjellje të papranueshme të grave.

    Nga viti 2010 deri në prill të këtij viti janë identifikuar në total 57 gra të vrara në Kosovë.

    Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./REL/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.