Takimin në oda e nisi në muajin e shenjtë të Ramazanit më 7 prill në Lipjan, pastaj vazhdoi në Malishevë më 13 prill, më pas në një odë në Obiliq më 29 prill, në Istog më 30 prill, kurse më 10 maj qëndroi në një odë në Suharekë.
Nga odat Abdixhiku kritikoi pushtetin e Albin Kurtit duke e quajtur popullist, që po krijon zymtësi ekonomike e zbrasje të vendit, ndërsa thotë se partia që udhëheq po merr mbështetje të gjërë popullore dhe se ka një program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës.
Në takimin që zhvilloi me banorët e fshatit Uçë e në Istog të Poshtëm, të komunës së Istogut, Abdixhiku, kritikoi pushtetin e Albin Kurtit duke e quajtur popullist, ndërsa tha se LDK po ribëhet e po merr mbështetje të gjërë popullore.
“Sonte, në dy takime bashkëbiseduese, në fshatin Uçë e në Istog të Poshtëm, të komunës së Istogut.
Rizgjimi i madh i djathtë po merr formë. Në çdo qytet e fshat, Lidhja jonë po ribëhet. Ajo sërish po merr mbështetjen e gjërë popullore si organizim nacional kundrejt pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik. Ju faleminderit për pritjen dhe gjithë këtë interesim të madh. Rrugën do ta bëjmë bashkë!
Gjatë ditës qëndrova edhe në fshatin Vrellë. Aty ndava mirënjohje për Avdyl Bicajn dhe nderova gjithë familjen e tij, për kontributin e dhënë në lëvizjen kombëtare për shtetësi.
Nderojmë të shkuarën, ndërtojmë të ardhmen!”, ka shkruar Abdixhiku./Reporteri/.