×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Mjeku kujdestar në Emergjencë jep detaje për gjendjen e të plagosurve në Lupç

    NgaKotar FactorialPublikuar: 01/05/2024 | 21:21 Publikimo: 01/05/2024 | 21:21

    Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Agron Citaku, ka thënë se dy nga të plagosurit në Lupç, Podujevë, janë në gjendje pak më të rëndë.

    Ai tha se dy të tjerët janë në gjendje më të lehtë.

    “Kanë mbërri katër raste, trajtimi ka zgjatur deri tani. Dy prej tyre në gjendje më të rëndë, dy më të lehtë. Ata mund të lëshohen. Ata kanë plagë shpuese. Trajtimi është duke vazhduar. Tash njëri do të futet në sallë të operimit. Për momentin njëri prej tyre mund të themi se është në rrezik për jetë. Të tjerët jo”, ka deklaruar Çitaku para gazetarëve. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për plagosjen në Lupç të Podujevës. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, njoftoi se nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje mes disa familjarëve, u lënduan katër persona../REPORTERI./

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.