×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Mbyllen gjashtë seli të Bankës Postare Kursimore në veri

    NgaKotar FactorialPublikuar: 20/05/2024 | 17:19 Publikimo: 20/05/2024 | 17:19

    Gjashtë seli të Bankës Postare Kursimore janë mbyllur në veri të vendit gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se operacioni policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident.

    “Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të ashtuquajturës bankës postare kursimore ilegale, në veri të vendit janë mbyllur”, thuhet në njoftim./KlanKosova/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.