×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Mbyllja e tri pompave në veri, Sveçla: Shkelësit si “Nis Petrol”, damarë të Gazpromit rus, s’kanë vend në Republikën tonë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 16/07/2024 | 18:42 Publikimo: 16/07/2024 | 18:42

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas mbylljes së tri pikave të derivateve në veri të vendit, pasi i ishin shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në Facebook, Sveçla ka shkruar se krimi në veri të vendit ka qenë i thellë dhe i papenguar gjithë këto vite.

    Ministri ka shkruar se keqpërdoruesit do të ballafaqohen me ligjin, dhe se shkelësit si ata të “Nis Petrol”, që siç thotë ai janë damar të Gazpromit rus, s’kanë vend në Republikën e Kosovës.

    “Krimi në veri të vendit ka qenë i thellë, i organizuar dhe i papenguar sheshazi gjithë këto vite. Në kontrast me përvojën e hidhur për më shumë se dy dekada kemi dëshmuar se sundimi i rendit dhe ligjit është i mundshëm kudo nëpër Republikën tonë. Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon”.

    “Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘’Nis Petrol’’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.