×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    MINT e largon nga puna zyrtarin që shkroi statuse në ‘facebook’ e që dha pronocnime në televizion

    NgaKotar FactorialPublikuar: 03/05/2024 | 15:45 Publikimo: 03/05/2024 | 15:45

    Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal Kutllovci, me një vendim të Komisionit Disiplinor të kësaj ministre është përjashtuar nga shërbimi civil.

    Kutllovci thotë se ky vendim arbritrar i këtij komisionit disiplinor ka ardhur pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), i kishte dhënë të drejtë ankesës së tij duke e aprovuar dhe shfuqizuar masën e “largimit nga shërbimi civil”

    Në vendimin për përjashtim nga shërbimi civil, Kutllovcit ia kanë përmendur edhe shkrimet që i ka bërë në rrjete sociale, letrën që ia ka shkruar kryeministrit Albin Kurti dhe një dekalratë për televizionin T7.

    “Përpos arsyejeve të cekura në vendimin e parë e të cilat i ka anuluar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, çuditërisht ceken deklarimi im për Televizionin T7, reagimet e mia në rrjetin social Facebook dhe shkresa drejtuar vet Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Kutllovci.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.