×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Ndalohet për 48 orë drejtuesi i veturës që u përfshi në aksidentin ku vdiqën dy persona në Shirokë të Prizrenit

    NgaKotar FactorialPublikuar: 28/04/2024 | 20:59 Publikimo: 28/04/2024 | 20:59

    Drejtuesi i veturës i përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Shirokë të Suharekës është ndaluar për 48 orë.

    “Vozitësi i përfshirë në aksident është ndaluar për 48 orë”, ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net  Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.

    Nga policia e Prizrenit kanë treguar se të dyshuarit janë të rinj.

    “Njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar. P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit.

    Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

    Ai ka treguar se dy personat që kanë vdekur kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

    “Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë drejtori Aliu.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.