Në mungesë të prokurores speciale Merita Bina- Rugova, është shtyrë gjykimi në rastin ku Bashkim Kolshi po akuzohet për transportim të 180 kilogramëve kokainë dhe shpëlarje parash.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala, prokurorja Bina-Rugova ka qenë e njoftuar për seancën e sotme përmes procesverbalit të seancës së kaluar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësi Shala tha se arsyen e mungesës prokurorja nuk e ka treguar dhe se e njëjta ishte a paqasshme në telefon.
Lidhur me seancën e radhës, gjykatësi Shala tha se palët do të njoftohen pas koordinimit rreth datës.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 3 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Bashkim Kolshit, të cilin e akuzon për transportim të narkotikëve të llojit kokainë dhe shpëlarje parash.
Kontrabandimin e narkotikut, aktakuza thotë se i pandehuri Kolshi e ka bërë me dhjetë dërgesa gjatë periudhës prill-maj-qershor 2019./Gazetaexpress/