×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Nënsekretarja amerikane arrin në Kosovë, pritet të takohet me krerët e shtetit

    NgaKotar FactorialPublikuar: 18/05/2024 | 19:04 Publikimo: 18/05/2024 | 19:04

    Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth M. Allen ka arritur për vizitë në Kosovë, në një tur në rajon që e ka nisur nga data 12 maj.

    Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar për arritjen e nënsekretares, Allen. Në njoftim bëhet e ditur se nënsekretarja Allen pritet të ketë takime edhe me krerët e institucioneve kosovare, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ambasada amerikane në Prishtinë në fillim të javës bëri të ditur se vizita e nënsekretares Allen në Kosovë, është për të thelluar partneritetet me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të avancuar qëllimet e të përbashkëta të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian.

    “Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike Liz Allen do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut 12-20 maj për të thelluar partneritetet me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të avancuar qëllimet e të përbashkëta të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian. Nën Sekretarja Allen do të theksojë vlerat themelore demokratike që ndajmë me njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e punës së bashku për të mbrojtur shoqëritë e lira dhe të hapura nga ndikimi keqdashës”, u tha në njoftim.

    Në Kosovë nënsekretarja Allen do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Takimi me kryeministrin Kurti do të zhvillohet nesër, në ora 10:15, është bërë e ditur në një njoftim nga kryeministria.

    Me Osmanin dhe Kurtin, nënsekretarja Allen do të diskutojë mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe partneritetin e SHBA-së me Kosovën për të luftuar dezinformimin.

    Po ashtu ajo do të takojë edhe pjesëtarë amerikan të KFOR-it, si dhe për të theksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

    Diplomatja amerikane pritet të zhvillojë edhe takime me studentë të inxhinierisë, teknologjisë, matematikës e shkencës.

    Gjatë vizitës në Serbi, dy ditë më par Nënsekretarja Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth M. Allen, është pyetur, ndër të tjerash, edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Allen po ashtu ka theksuar se mirëpresin reformat dhe progresin e bërë në dialog, por ka shtuar se nevojitet më shumë përparim.

    “Është një mënyrë për të bërë progres në çështjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ne jemi vërtet të kënaqur të shohim përparimin e arritur nga Serbia. Ne mirëpresim reformat dhe progresin e bërë në atë dialog. Gjithashtu, ne duhet të shohim më shumë përparim. Dhe kjo përfshin Kosovën.”

    Kur u pyet se a mund “ta shtyjnë pak më shumë” Kosovën, Allen tha se do t’i shprehë pritjet e saj nga Kosova. “Unë do t’i shpreh qartë pritjet tona nga Kosova. Dhe siç thashë, ne presim që ata të përparojnë përmes atij dialogu.” /Reporteri.net/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.