×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 05/06/2024 | 10:33 Publikimo: 05/06/2024 | 10:33

    Ngjarjet e datës 05 qershor 2024:

    Policia e Kosovës, mban një Ushtrim Fushor Ndërinstitucional. Qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve -agjencive duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv. (Afër Aeroportit të Prishtinës, ora 09:00)

    Organizata ATRC – Projekti Nisma për të Drejtën e Pronës (PIAKOS), organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 11 konsorciume partnere, gjithsej 25 organizata të shoqërisë civile në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 09:30)

    Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon diskutimin në temën “Roli i mediave në formimin e opinionit publik për gjykimet e krimeve të luftës”. (Prishtinë, Hotel Sirius, ora 10:00)

    Këshilli Prokurorial i Kosovës organizon ceremoninë e lansimit të uebportalit të sistemit prokurorial të Kosovës. Merr pjesë edhe kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 10:00)

    Misioni i OSBE-së në Kosovë publikon raportin e monitorimit të proceseve gjyqësore për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Analizohen 52 lëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit që Misioni ka monitoruar në periudhën nga 2021 deri 2024. Marrin pjesë: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog. (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë, ora 10.00)

    Me rastin e “Ditës Botërore të Mjedisit”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizon ceremoninë e ndarjes së kontejnerëve për 10 komuna përfituese të grantit të përformances për mjedis të pastër. (Vertex Depo, Rruga Petra Bojovica, pn. Llapllasellë, Graçanicë, ora 10:00)

    UNICEF në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Kosovë, implementuar nga OJQ “PEN” përmes ekspozitës së heshtur shënojnë ditën e ambientit. Marrin pjesë: kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e të tjerë. (Përballë Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Fakulteti i Edukimit, në bashkëpunim me Ars Club “Beqir Musliu” dhe KultPlus, do të organizojë një takim bashkëbisedues me letrarin Bajram Kosumin. (Amfiteatri B01, ora 11:00)

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2023 dhe të Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

    Mbahet Panairi i 24-të i Librit “Prishtina 2024”, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë. Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 12:00)

    Federata e Basketbollit e Kosovës mban konferencë për media për lansimin e garave ndërkombëtare FIBA Shtetet e Vogla dhe garat e tjera të verës. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)

    Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 13:00)

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Republikës së Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 14:00)

    ngjarjet

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.