×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Osmani: Diskriminimi e bulizmi janë plagë të thella që dëmtojnë të ardhmen

    NgaKotar FactorialPublikuar: 02/06/2024 | 21:32 Publikimo: 02/06/2024 | 21:32

    Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, i është bashkuar fushatës në luftën kundër diskriminimit, duke e konsideruar diskriminimin dhe bulizmin si një plagë që dëmton të ardhmen e qytetarëve.

    Ajo e ka bërë një adresim përmes një video, që e shpërndau presidenca në Facebook.

    “Sot nisemi në një udhëtim të përbashkët, i cili kërkon përkushtim dhe solidaritet. Diskriminimi dhe bulizmi nuk janë thjesht fjalë, janë plagë të thella që dëmtojnë të ardhmen e atyre që i përjetojnë. Ndaj, në këtë rrugëtim, qëndrojmë të bashkuar për t’i thënë JO diskriminimit dhe bulizmit, për të mbrojtur të drejtat e çdo individi dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë”.

    “Kjo nismë është një thirrje për veprim, një thirrje për çdo individ, shkollë, biznes dhe institucion të bashkohen me ne në këtë luftë të drejtë. Me këtë kampanjë, ne premtojmë të qëndrojmë krah për krah me çdo viktimë, të ngremë zërin për të drejtat e tyre dhe të krijojmë një ambient ku secili ndihet i pranuar dhe i respektuar. Ne duhet të jemi modeli që duam të shohim në botë, duke treguar se respekti dhe dhembshuria janë më të fuqishme se urrejtja dhe paragjykimi #StopDiskriminimit”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.