×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    PAI, PDAK, IRDK e LPRK dënohen me 4 mijë euro nga KQZ-ja

    NgaKotar FactorialPublikuar: 26/07/2024 | 19:45 Publikimo: 26/07/2024 | 19:45

    Të parën me 11 korrik. Të dytën me 19-të.

    Fillimisht me 4 mijë euro. Tjetrën me 1 mijë sosh.

    Partia e Ashkalinjve për Integrim (PAI) është dënuar me gjobë, dy herë brenda tetë ditëvë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

    Sipas vendimit të cilin e ka siguruar Factorial, gjoba e parë për partinë e Etem Arifit ka ardhur si rezultat i mosofrimit të pasqyrave financiare (të hyrat dhe shpenzimet e prezantuara për periudhën 01.01.2023-31.12.2023) për Zyrën Kombëtare të Auditimit.

    Sipas Ligjit për financimin e subjekteve politike, konkretisht neni 19, theksohet se “subjekti i regjistruar politik bashkëpunon ngushtë më auditorët e përzgjedhur nga Zyra dhe ofron atyre qasje të plotë dhe të papenguar në shënimet financiare të subjektit, dukë përfshirë të gjitha shënimet pa kufizime”.

    Mostransparenca e PAI-së karashi KQZ-së ka vazhduar edhe pas kësaj gjobe.

    Për të njëjtën arsye, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dënuar me plus 1 mijë euro partinë e Etem Arifit.

    Për mostransparencë është dënuar edhe PDAK-ja, subjekti tjetër që përfaqëson komunitetin ashkali.

    Gjoba ndaj tyre ndërlidhet me pranimin e kontributeve financiare në kundërshtim me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

    Saktëisht, një person fizik (pa specifikuar me emër) ka pranuar 3 mijë euro para të gatshme, kesh, e jo nëpërmjet transaksioneve bankare.

    Kujtojme që Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës ishte gjobitur me 4 mije euro edhe në muajin mars për shkak të mos dorëzimit të raporteve financiare me kohë, të kërkuara nga KQZ.

    Pa gjobë nuk ka mbetur as Inciative e Re Demokratike e Kosovës (IRDK). Këta janë dënuar më 4 mijë euro për shkak se me datën 17.10.2023 nga llogaria bankare e subjektit politik janë tërhequr mjete financiare në vlerë 2 mijë euro për të cilën tërheqje është dhënë arsyetimi për pagesën e faturave.

    Për tërheqjen e mjeteve financiare, subjekti politik a ofruar dokumentacion mbështetës që arsyetojnë shpenzimin apo pagesën në fjalë.

    4 mijë euro do të detyrohet t’i paguaj edhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

    Partia e deputetit Erxhan Galushi ka prezantuar një shpenzim tek Auditori në kundërshtim me LFSP, për qëllimet e përdorimit të Fondit për mbështetjen e subjekteve politike.

    Sipas të dhënave të faturës nr.25 të datës 30.05.2023 ka realizuar në vlerë 2 mijë euro biznesit GEO AUTOCARD SH.P.K për shërbimin “incizimi i detajues i gjendjes faktike të rrugës Nysret Saharsoj në lagjen Hoqa e Mahallës në komunën e Prizrenit për projektim të infrastrukturës rrugore.

    Në këtë link mund t’i gjeni gjobat që janë shqiptuar edhe për subjektet e tjera politike.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.