×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Para se ta lëshojë për qarkullim, qeveria i ndan afro 10 mijë euro për testim të Urës së Ibrit

    NgaKotar FactorialPublikuar: 06/08/2024 | 18:48 Publikimo: 06/08/2024 | 18:48

    Qeveria e Kosovës, përmes kryeministrit Albin Kurti, disa herë ka bërë me dije se planifikon hapjen e Urës së Ibrit, urë kjo që për më shumë se dy dekada e ka ndarë fizikisht qytetin e Mitrovicës.

    Por, para se ta ndërmarrë një hap të tillë, ekzekutivi ka vendosur ta testojë urën.

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i ka ndarë afro 10 mijë euro për analizen testuese për kapacitete të qarkullimit të automjeteve dhe kamionëve.

    Kjo ministri në E prokurimi ka publikuar edhe kompaninë që është fituese e kësaj kontrate.

    E kompania që do ta kryejë testin është “IPE Proing Sh.P.K”.

    Më saktësisht aty do të kryhet “Përcaktimi e kapaciteti mbajtës të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë , me ngarkesa testuese” , thuhet në kontratë.

    Vlera e saktë e kësaj kontrate është 9 mijë e 640 euro.

    Ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të bëhet hapja, por se një veprim i tillë është kritikuar nga vendet e QUINT-it.

    Ata kanë thënë se nuk është moment i përshtatshëm që kjo të ndodh.

    Derisa Bashkimi Evropian, kërkon që kjo të diskutohet në dialogun e Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë/Klankosova.tv

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.