Nga mesi i muajit maj, pacientët shërbimet do t’i marrin në klinikën tashmë të rinovuar të Onkologjisë në të cilën ndër të tjerash janë shtuar edhe shtretër të rinj.Me një investim prej 600 mijë euro, kjo klinikë është tjetërsuar në një pamje të re, pas punimeve të fundit që janë bërë në të.Në përurimin e hapësirave të rinovuara të kësaj klinike, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha që ky investim është substancial për të përmirësuar dukshëm jetën e qytetarëve, më saktësisht pacientëve që marrin ndihmën në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.Për të, një investim aq i madh “e ka transformuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës që janë rreth 70, por para se të gjithash dhe mbi të gjitha për pacientët këtë klinikë aq të nevojshme dhe të dobishme.”“I kanë pasur 45 shtretër, tash i kanë bërë 60 shtretër e që së shpejti do të jenë 110 shtretër”- shtoi Kurti gjatë përurimit m 20.05.2024.
Përurimi i objektit të rinovuar të Onkologjisë. Foto: Vlera Shabani/KALLXO.com
Madje i befasuar, Kurti u shpreh që po mos të kishte hyrë nga dera kryesore e Klinikës së Onkologjisë, nuk do e kishte ditur se në cilën klinikë është nga ndryshimet e mëdha që janë bërë.“Fakti që është thyer tavani dhe është ngritur për 30 centimetra e jo vetëm kaq, por ka edhe pastrim të ajrit me filtrim dhe klimatizim” – tha kryeministri. /Kallxo.com/