Policia e Kosovës ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gjatë vozitjes pas reshjeve të shiut.
Përmes një postimi në Facebook, Policia ka kërkuar përshtatje të shpejtësisë.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në njoftim.