Policia e Kosovës është duke e hetuar vdekjen e një gruaje në Prizren. Ajo është gjetur e vdekur të martën në mëngjes dhe trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishek, 3 gëzhoja, 2 karikator, 4 thika, 198 fishek të llojit të ndryshëm, disa pajisje të ndryshëm të armëve të zjarrit dhe disa pajisje për pastrim të armëve të zjarrit.