×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    ‘PriFest 2024’, arenë e premierave filmike botërore në Kosovë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 29/08/2024 | 14:57 Publikimo: 29/08/2024 | 14:57

    Edicioni i 16-të i Prishtina International Film Festival- “PriFest”, do të mbahet nga 10 deri më 15 shtator 2024.

    Filmat e këtij edicioni do të shfaqen në Kino Armata në Prishtinë, ndërsa aktivitetet e tjera dhe “afterparty” në “PriFest Lunge”.

    Në këtë edicion të “PriFestit” do shfaqen 20 filma premierë në kategori të ndryshme.

    Edicioni i 16-të i këtij festivali do të hapet me premierën botërore e filmit ‘Lejlek’ të regjisorit Isa Qosja.

    Ergjan Mehmeti, koordinator për media në “PriFest” tha për KALLXO.com se edicioni i këtij viti është i veçantë, pasi sipas tij, me ndihmë edhe të Ministrisë së Kulturës, gjatë vitit është organizuar edhe java e filmit “PriDox” (filmat dokumentarë) dhe “PriGlobal” (filmat artistik të pavarur nga gjithë bota).

    “Në këtë edicion do të shfaqen 20 filma premierë në kategori të ndryshme si: filmat e gjatë artistik ballkanik (kategoria kryesore garuese), filmat e shkurtër, filmat e metrazhit të mesëm, progami Fokus që sivjet mbulon kinematografinë bashkëkohore britanike, projeksione speciale dhe programin ‘LetItBe’. Filmat vijnë nga e gjithë bota, prej Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Poloni, Francë, Zvicër dhe shtetet e Ballkanit dhe  filma nga regjisorë vendor”- tha Mehmeti.

    Ai tha se në këtë edicion do të marrin pjesë edhe emra njohur nga kinematografia kosovare -shqiptare.

    Edhe këtë vit, për më të mirët do të ndahet çmimet: Hyjnesha e kuqe- për filmin më të mirë ballkanik (Çmimi Vjosa Berisha); Hyjnesha e artë- për regjisorin më të mirë; Hyjnesha e artë- për aktoren më të mirë; Hyjnesha e artë- për aktorin më të mirë; Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm; Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër dhe Çmimi vjetor për arritje në kinematografi.

    Koordinatori Mehmeti ka thënë se përveç shfaqjes së filmave, në këtë edicion “PriFest” organizon platformen e industrisë filmike, “PriForum” – Prishtina Film Forum, që mbështet zhvillimin e kinematografisë në Kosovë dhe rajon, ku do të organizohen panele diskutimi, punëtori të ndryshme, masterclass, si dhe gara e projekteve “Best Pitch” që edhe sivjet përkrahet nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

    Edicioni i 16-të i “PriFestit” mbyllet me filmin “Bota jonë” të regjisores dhe skenaristes së mirënjohur, Luana Bajrami, që do të shfaqet në natën e fundit, para ndarjes së çmimeve, me datë 15 shtator nga ora 19:00./Kallxo.com/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.