×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    PriFest Fokus prezanton industrinë e filmit të Britanisë së Madhe

    NgaKotar FactorialPublikuar: 31/08/2024 | 15:27 Publikimo: 31/08/2024 | 15:27

    Në edicionin e 16-të të PriFest, programi tradicional “Fokus” do të theksojë industrinë e filmit të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo kategori e veçantë e festivalit ka për qëllim të prezantojë kinematografinë britanike dhe të sjellë për publikun kosovar një përzgjedhje unike të filmave nga ky shtet. Me mbështetjen e institucioneve kulturore britanike, filma, regjisorë dhe organizatorë të festivaleve do të jenë të pranishëm për të ndarë projektet e tyre, duke ofruar kështu një mundësi të rrallë për të eksploruar produktin  dhe tregimet që karakterizojnë filmin britanik.

    NO WAY HOME nga Yousaf Ali Khan, Mbretëria e Bashkuar/Premierë regjionale (105min).

    Ryan nuk e mban mend babanë e tij, por ende ëndërron se një ditë do të kthehet. Kështu që, kur zbulon një burrë të fshehur në shkretëtirën pranë shtëpisë së tij, për të është si një ëndërr e realizuar. Apo jo?

    KING BABY nga Kit Redstone & Arran Shearing, Mbretëria e Bashkuar, Francw/Premierë regjionale (89min).

    Një përrallë moderne zhvillohet në një mbretëri të rrënuar ku jetojnë vetëm një Mbret dhe një Shërbëtor. Ardhja e një Mbretëreshe manekin trondit botën e tyre të ndërtuar me kujdes, duke i zhytur në izolim, çmenduri dhe mani vrasëse.

    THE LAST SWIM nga Sasha Nathwani, Mbretëria e Bashkuar/ Premierë regjionale (100min).

    Është verë në Londër. Në ditën e saj të fundit të lirisë, Ziba, një adoleshente premtuese britaniko-iraniane, udhëheq miqtë e saj në një udhëtim plot ngjarje, ndërsa fshehurazi përballet me një vendim që do t’i ndryshojë jetën.

    Edicioni 16-të mbahet prej 10-15 shtator 2024./Factorial-ks/

     

     

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.