×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Qeveria ia ndalon hyrjen në Kosovë patriarkut, Porfirije

    NgaKotar FactorialPublikuar: 13/05/2024 | 17:33 Publikimo: 13/05/2024 | 17:33

    Zyra për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë ka deklaruar se institucionet kosovare nuk e kanë lejuar Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, të hyjë në Kosovë.

    Në reagimin e lëshuar nga kjo zyrë thuhet se ndalesë për të hyrë patën edhe shtatë peshkopë të tjerë që do ta shoqërorin Porifirijen. Ata kishin për të marrë pjesë në Kuvendin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në Pejë.

    “Patriarku serb ishte dashur të kalonte sot në orën 13:30 në Merdarë. Por në momentin kur ai ishte afër vendkalimit nga Kosova erdhi një ndalim duke thënë se kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk mund të hyjë në hapësirën e Kosovës, ndalimi erdhi 13 minuta para vizitës së paralajmëruar “, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. /Klankosova.tv/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.