×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Qindra pelegrinë vdiqën gjatë haxhillëkut të këtij viti si pasojë e të nxehtit, thonë zyrtarët

    NgaKotar FactorialPublikuar: 19/06/2024 | 16:45 Publikimo: 19/06/2024 | 16:45

    Qindra pelegrinë vdiqën gjatë kryerjes së haxhillëkut këtë vit në Arabinë Saudite, për shkak të temperaturave të larta në vendin e shenjtë myslimanë, thanë zyrtarët të mërkurën.

    Arabia Saudite nuk e ka komentuar numrin e të vdekurve nga të nxehtit gjatë haxhillëkut.

    Megjithatë, qindra njerëz u rreshtuan në Kompleksin e Emergjencës në lagjen Al-Muaisem në Mekë, për të marrë informata për familjarët e vet të zhdukur.

    Vdesin të paktën 14 pelegrinë të Haxhit si pasojë e të nxehtit

    Një listë që po qarkullon online sugjeroi se së paku 550 njerëz vdiqën gjatë haxhillëkut pesëditor. Një mjek, i cili foli në kushte anonime për Associated Press, tha se emrat në listë duket të jenë të saktë.

    Ky mjek dhe një zyrtar tjetër, i cili foli në kushte anonime gjithashtu, thanë se besojnë se të paktën 600 trupa ndodhën në ndërtesën e emergjencës. Në listë nuk tregohet shkaktari i vdekjes.

    Çdo vit, qindra mijëra pelegrinë nga vende me të hyra të ulëta shkojnë për haxhillëk, “shumica prej të cilëve kanë pasur pak, ose aspak kujdes shëndetësor para haxhillëkut”, sipas një artikulli të publikuar në prill në Ditarin saudit për Shëndetin Publik dhe Infeksionin.

    Sëmundjet ngjitëse mund të përhapen në mesin e turmave të mbledhura, shumica e të cilëve kanë kursyer para tërë jetën e tyre për të shkuar për haxhillëk, dhe ata mund të jenë të moshuar me sëmundje paraprake, sipas revistës.

    Megjithatë, numri i të vdekurve këtë vit sugjeron se diçka e ka shkaktuar rritjen e numrit të vdekurve. Tashmë disa vende kanë thënë se disa prej pelegrinëve të tyre vdiqën si pasojë e të nxehtit të madh që e ka kapluar Mekën, përfshinë Jordaninë dhe Tunizinë.

    Temperatura të martën arriti në 47 gradë në Mekë dhe në zonat e shenjta dhe përreth qytetit, sipas Qendrës Nacionale Meteorologjike të Arabisë Saudite.

    Në Xhaminë e Madhe në Mekë, temperatura arriti në 51.8 gradë të hënën.

    Më shumë se 1.83 milion myslimanë shkuan për haxhillëk më 2024, përfshirë më shumë se 1.6 milion pelegrinë nga 22 vende, dhe rreth 222.000 qytetarë dhe banorë sauditë, sipas autoriteteve saudite.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.