×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Regjistrimi i popullsisë: Çka tregojnë të dhënat?

    NgaKotar FactorialPublikuar: 12/07/2024 | 22:12 Publikimo: 12/07/2024 | 22:12

    I shtyrë disa herë, regjistrimi i popullsisë në Kosovë u realizua përfundimisht rreth dy muaj më parë dhe më 12 korrik u publikuan rezultatet paraprake.

    Rezultatet finale dhe më të detajuara parashihet të publikohen në fund të këtij viti.

    Por, Avni Kastrati, ushtrues i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), thotë se nuk priten ndryshime në të dhëna.

    Që prej regjistrimit të parafundit të popullsisë në vitin 2011, ASK-ja ka publikuar vazhdimisht raporte vjetore të vlerësimit të popullsisë.

    Çdo vit, ajo ka vlerësuar se popullsia është më e madhe sesa që është regjistruar më 2011, duke u bazuar në shifrat e natalitetit, mortalitetit dhe migrimit.

    Tani, sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2024, popullsia del të jetë ndjeshëm më e vogël sesa në vitin 2011, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    Por, në regjistrim nuk kanë marrë pjesë shumë nga banorët në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ndërkohë, ASK-ja tha se serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër, kanë marrë pjesë në regjistrim, për dallim nga viti 2011.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.