×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Rritet numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, përfshihen edhe të miturit

    NgaKotar FactorialPublikuar: 06/05/2024 | 10:34 Publikimo: 06/05/2024 | 10:34

    Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është rritur në tremujorin e vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shqetësuese është edhe ngritja e numrit të femrave dhe të miturve të moshës 10-11 vjeçar që konsumojnë substanca narkotike.
    Nga statistikat e Klinikës Psikiatrike në QKUK, vitet e kaluara, ka dominuar mosha 14-18 vjeç në përdorimin e drogave, dhe tani ka raste të 10-11 vjetarëve. Kurse, droga e njohur si kokaina është në rritje dhe në përdorim nga gjinia femërore.

    Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, duke pranuar se po dominon gjinia femërore në përdorim të drogës, për KosovaPress, ka thënë se në repartin e sëmundjeve të varësisë janë vetëm nëntë shtretër, ndërsa gjatë këtyre tre muajve kanë qenë 35 pacientë.
    “Në repart kemi nëntë shtretër të cilët janë në shërbim të personave që kërkojnë këto shërbime në klinikën tonë, dhe,,, në tre mujorin e parë diku rreth 35 persona kanë kërkuar ndihmë… Në çoftë se përpara kemi konstatuar që diku mosha kur fillohet me abuzimin me këto substanca ka qenë 14-15 vjeçar, tani është edhe shumë e ulët, kemi pasur raste 10-11 vjeçar…Mund të konstatojë se nga informatat që ne i kemi se shënon rritje numri i femrave që abuzojnë me substanca psikopative e posaçërisht me kokainë dhe është një dukuri që duhet hulumtuar”, ka thënë Kutllovci. Se përdorimi i kokainës është në rritje te femrat, e thotë edhe drejtori i Qendrës Specialistike-Psikiatrike “ Labyrinth”, Safet Blakaj.
    Blakaj nëpërmjet telefonit ka treguar se në tërë Kosovën, numri i përdoruesve të drogës është rreth 40 mijë persona, ndërsa në qendrën e tyre mbi 2840 persona./Telegrafi/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.