×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Sfidat kryesore të gazetarëve: Raportimi nga veriu, kërcënim’et e paditë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 23/09/2024 | 17:43 Publikimo: 23/09/2024 | 17:43

    Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka përjetuar rënie të paparë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së mediave.

    Por sfidë ka qenë raportimi nga veriu i vendit, ku gazetarët atje janë sulmuar e kërcënuar.

    Kështu u tha në publikimin e raportit vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve”, organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

    Raporti që është hartuar nga AGK, përmenden edhe paditë për gazetarë dhe puna jashtë orarit pa u kompensuar.

    Getoarbë Mulliqi nga AGK-ja, ka thënë se numri i sulmeve gjatë vitit të kaluar ka shkuar në 41.

    “Gjatë vitit 2023 Kosova ka përjetuar rënie të paparë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së mediave. Numri i sulmeve është rritur në 41 duke e bërë vitin më të rritur. Gazetarët që kanë raportuar në Veri kanë përballur me sulme, kërcënime. Po ashtu u bë edhe licencimi i një mediumi. Organizatat vendore kanë arritur që të parandalojnë këtë gjë megjithëse kjo paraqet kërcënim të mediave. Së fundi buxheti që merr RTK është e përcaktuar nga kuvendi duke lënë të ekspozuar”.

    “Kur bëhet fjalë për punonjësit e mediave, gazetarët përballen me sfidat e shtesave mbas orarit te punës. Gazetarët e mediave online përballen me presion të klikimeve. Pronaret e mediave ndikojnë në përmbajtje nëpërmjet direktivave. Gazetaret gra konsiderojnë që kushtet dhe pozitat e tyre në lajme është përmirësuar mirëpo vazhdon të kenë sfida. Njëra nga to është edhe ngacmimet seksuale në vendin e punës. Gazetarët kryesisht rastet e tyre i raportojnë në AGK, policia cilësohet si më efikase për raportimin e tyre. Gjykatat në Kosovë nuk kanë të dhëna të detajuara. Gazetarët në Kosovë u përballen me kërcënime më 16 qershor. Pezullimi i licencës së një mediumi siç është Klan Kosova. Kemi 38 sulme në drejtim të gazetarëve që besojmë që deri në fund të vitit do të rritet”, u shpreh Mulliqi.

    E hulumtuesja, Leonita Morina theksoi se sfidë për gazetarët është edhe tejkalimi i orarit të punës, me ç’rast nuk ndodh as kompensimi. Ajo përmend edhe paditë që u janë bërë gazetarëve.

    “Gazetaret hasen në sfida, nuk kemi të dhëna te sakta të padive, por janë diku rreth 35 raste. Ata vazhdojnë të punojnë në kushte të vështira pagat, sigurimi shëndetësor. Rreth 25 për qind të gazetarëve kanë kontratë me datë të caktuar apo disa kanë edhe kontratë të përkohshme. Gazetarët që preken më së shumti nga këto sfidat janë gazetarët e pavarur dhe detyrohen të punojnë punë jashtë gazetarisë. Sfidë tjetër është edhe regjistrimi i orëve të punës, në rast të mosplotësimit të orës është reflektuar në rrogën e tij por në anën tjetër nëse gazetari ka tejkaluar orarin e punës nuk janë kompensuar”, tha Morina.

    E eksperti ligjor në AGK, Yll Zeka, sfidë në vete për gazetarët përmendi mungesën e qasjes në dokumentet zyrtare.

    “Një prej te drejtave kushtetuese është qasja në dokumentet publike që është e rëndësishme në punën e gazetarëve. Por më shqetësuese është zbatimi i tyre dhe kemi shumë raste që gazetarët përballen me paditë. Kemi sistemin e menaxhimit të lëndëve në sistemin ligjor, nuk mund të identifikojmë lëndë që i përkasin vetëm gazetarëve nuk kemi mundësi që t’i ndajmë lëndët sipas profesioneve. Në vitin 2024 është bërë edhe ndryshimi i pagave”, deklaroi Zeka./Frontonline/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.