×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Shteti bektashi brenda Shqipërisë, analiza e Blendi Fevziut për misteret e idesë së Edi Ramës

    NgaKotar FactorialPublikuar: 24/09/2024 | 19:21 Publikimo: 24/09/2024 | 19:21

    Gazetari dhe publicisti shqiptar, Blendi Fevziu, në një video të publikuar në profilin e tij në “YouTube” ka bërë një analizë për planin më të ri të kryeministrit Edi Rama për themelimin e një mini shteti bektashi në Shqipëri, plan që u bë publik në gazetën amerikane The New York Times, trasnmeton Gazeta Express.

    Fevziu thotë se aludimet se Rama ka mundur ta lëshojë në publik një informacion të tillë për të tërhequr vëmendjen nga zhvillimet e brendshme në Shqipëri bien poshtë. Gazetari shqiptar thotë se bazuar në burimet në SHBA, gazeta The New York Times kanë qenë të informuar dhe se kanë realizuar storien.

    Ai tutje shton se asnjë prej personave që ka kontaktuar, s’kanë pasur asnjë informacion lidhur me idenë e Ramës për krijimin e një shteti të tillë.

    Teksa elaboron këtë ide të Ramë dhe arsyet që kanë mundur ta çojnë kryeministrin shqiptar drejt saj, Fevziu thekson edhe vështirësinë për të marrë njohje ndërkombëtare, meqë njohja e një mini shteti në Shqipëri, mund të nxis pastaj edhe lëvizje të tjera të popujve që kërkojnë pavarësi nëpër shtet të ndryshme.

    Fevziu përmend edhe problemet që kjo nismë mund të shkaktojë më vendet myslimane nëpër botë./Gazetaexpress/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.