Sot më 17.05.2024 është dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë, atyre rezidentë dhe diasporës, proces ky që nisi më 05.04.2024.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në konferencën e mbajtur gjatë ditës së hënë njoftoi se në kuadër të procesit, deri më 13.05.2024 janë regjistruar mbi 1,4 milionë banorë rezidentë në Kosovë.Procesi për regjistrim të popullsisë qysh prej fillimit u përball me sfida nga bojkoti që bënë katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, dorëheqja e mbi 1 mijë regjistrueseve në fillim të procesit, por edhe akuzat se nuk pati fushatë të mjaftueshme informuese.
Në këtë regjistrim që është i dyti pas shpalljes së Pavarësisë, Kosova ka regjistruar edhe diasporën përmes procedurës online, ku mund të regjistrohen edhe ata qytetarë që nuk kanë shtetësi të Kosovës, por ndihen ose e konsiderojnë veten si diasporë.Regjistrimi për banorët në Kosovë është obligativ/ligjor dhe në rast të mospjesëmarrjes janë paralajmëruar edhe gjoba nga 200 deri në 2 mijë euro, derisa regjistrimi i diasporës është vullnetar.Lidhur me fushatën informuese, drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në emisionin Kallxo Përnime kishte thënë se e kanë fokusuar më shumë në platforma online.Bojkot në proces të regjistrimit nga komunat me shumicë serbe në veri të vendit kishte pasur edhe në vitin 2011, atëkohë regjistrimi i banorëve në atë pjesë ishte bërë me ‘matje të përafërt’ duke u bazuar në të dhëna të shkollave, orëve të rrymës, të dhëna nga komuna.Në procesin e regjistrimit në vitin 2011 Kosova pati rreth 1,8 milionë banorë./Kallxo.com/