Të enjten në Bruksel do të mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nën udhëheqjen e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Temë kryesore e takimit do të jetë çështja e dinarit.
Lajçak në një postim në profilin e tij në Facebok të martën ka deklaruar se nga takimet paraprake mes Bislimit e Petkoviqit është zvogëluar hendeku lidhur me temën e dinarit.
Por, ka shtuar se kanë mbetur ende disa gjëra pa u zgjidhur, për çka ka paralajmëruar se do të ketë takim të radhës.