Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek të gjithë qytetarët që këto ditë të kenë kujdes të shtuar nga temperaturat e larta.
Sipas ministrisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike sugjerohen që të shmangin diellin nga ora 10:00 deri në 17:00.
Po ashtu, është rekomanduar që të gjithë qytetarët të pinë ujë dhe të shmangin pijet me sheqer, alkool dhe kafeinë e po ashtu edhe të vishen me veshje të lehta.
“Mos i lini fëmijët apo kafshët në makina. Mbani shtëpinë tuaj të freskët. Qëndroni në hije”, janë disa prej rekomandimeve nga ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë ditës, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vend është paraparë që të mbajnë temperatura deri në 37 gradë Celsius./Klankosova/