Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi gjatë forumit “BE-ja takohet me Ballkanin” në Sofje tha se BE-ja përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dëshiron që të promovojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai theksoi se Serbia ka bërë progres dhe se është e nevojshme që BE-ja të vazhdojë negociatat për anëtarësimin e saj në bllok, raporton Tanjug.
“Ne kemi një grup të gatshëm për t’u hapur për dy vjet. Serbia ka bërë përparim kur bëhet fjalë për bazat, veçanërisht në reformën e gjyqësorit dhe ligjet për median”, tha Varhelyi./KSP