E mbijetuara e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka rrëfyer në emisionin Frontal momentin që ajo thotë se është ngjarja më e tmerrshme në jetën e saj.
Ajo edhe pas 25 vjetësh tregoi se kujt i tregoi për herë të parë lajmin.
Vasfije Krasniqi: Për dhunimin tim të parëve iu tregova ushtarëve të UÇK-së, u ballafaqova me video me dhunuesit në gjyq.
“Sot është 15 prill. Mua m’ka ndodhë më 14 prill. Unë me 15 prill kam qenë në shtabin e UÇK-së në Stanovc i Epërm për herë të parë. E kam lajmëruar rastin në UÇK menjëherë më 15 prill. Krejt shpresën e mbështetjen e kam pasë aty. Më kanë pritë mirë. Komandanti ka qenë i anës tonë. Më ofrojshin medikamente për shkak se në mënyrë të vazhdueshme e humbja vetëdijen. Unë e them gjithmonë se pa përkrahjen e familjes nuk kisha mujtë me ia dalë. Përkrahja më e madhe duhet të vijë nga familja. Nëna ime e ka përjetu më shumë se unë këtë ngjarje”, tha Krasniqi-Goodman.
Ajo tregoi se si kishte humbur rasti i saj në gjykatë