×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Vitia: Kompletohet Urologjia, vazhdojmë me transformim, klinikë për klinikë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 17/07/2024 | 16:28 Publikimo: 17/07/2024 | 16:28

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njofton se është kompletuar Urologjia.

    Me anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se pas investimeve në repart dhe përfundimit të punimeve në bllokun operativ, urologjia u shndërrua nga klinika me kushtet më të rënda, në klinikë model.

    “Numri i sallave moderne u dyfishua nga 2 në 4: një për intervenimet e vogla kirurgjike dhe një për intervenimet endourologjike. Po ashtu, u sigurua hapësira për sallën e urodinamikës”, shkroi ai.

    Më tej Vitia shprehet se po ashtu u vendosën:

    Filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, hepafiltera, sistemi i oksigjenit, klimatizimit, ventilimit dhe ngrohjes.

    “Vazhdojmë me transformim, klinikë për klinikë”, përfundoi Vitia./KlanKosova/

        

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.